Mami i Stelinës, e cila quhej Aleksandra zhvilloi një bisedë telefonike me studion e “Përputhen”. Ajo përgëzoi programin, autorët, opinionistët dhe të gjithë konkurrentët. Stelina i foli nënës së saj, duke i shprehur dashurinë e madhe dhe mirënjohjen e saj.
“Mami faleminderit që je mes nesh sot. Unë jam munduar të të sjell gjithmonë këtu, por sot jam shumë e lumtur që je këtu me mua, siç ke qenë gjithomë. Duke qenë në prag festash, unë si e vogla jote ia kam shkruar përsëri letrën babagjyshit edhe patjetër që në krye të letrës time janë falenderimet e një viti shumë të bukur që kam patur si çdo vit tjetër pranë jush. Edhe tek lisa e dëshirave primare është që ne të jemi mirë dhe gjithmonë pranë njëra-tjetrës dhe gjithmonë me harmoni. Jam shumë e lumtur që je mami im. Jam shumë krenare që je mami im. Shpresoj që një ditë të jesh dhe ti krenare për mua”, tha Stelina e përlotur.
“Sigurisht që jam krenare që tani. Urimi im është për ju të gjithë aty. Të keni të gjithë ju dhe familjet tuaja bekime të gjithë. Të keni sa më shumë dashuri, harmoni, gëzime, shëndet dhe sa më shumë buzëqeshje”, tha mami i Stelinës.
- Megi Topalli bëhet nënë për herë të tretë
- VIDEO/ Mateo përlotet teksa qëndron i vetëm në oborr
- VIDEO/ “Si njeri pa njeri”, Selin përlotet në Dhomën e Rrëfimit pas largimit të Gimbos
- “Mateo e do nusen si dhi të egër”, Rogerti për Brikenën: S’ka pikë pëlqimi, do martohet me zor…
- VIDEO/ Brikena dhe Mateo përshëndesin Gimbon nga kamera: Do takohemi jashtë…
- VIDEO/ Ja si e priti Mateo Brikenën pasi i shpëtoi nominimit
