Mira Rakacolli tha sot se hapja e shkollave varet nga situata epidemiologjike në vendin tonë në vijim.
“Të gjitha vendimet ne i marrim me situata konkrete epidemiologjike. Nëse do vijojmë me të njëjtën situatë, nuk ka asnjë arsye që shkollat mos fillojnë normalisht sikurse do të fillojë, aq më tepër që arsimtarët janë vaksinuar, shumica e fëmijëve kanë personat me të cilët jetojnë të vaksinuar. Por do të shikojmë se si do të jetë situata epidemiologjie dhe në varësi të saj do të jetë vendimi për shkollat”, u shpreh Rakacolli.
Kujtojmë se në vendin tonë është i pranishëm varianti Delta i Covid-19 dhe sipas Komintetit të Ekspertëve qarkullon që prej qershorit. /Labirinth