Wed. Mar 18th, 2026

“Të gjithë planetët janë në Bricjap”, Horoskopi javor sipas Meri Shehut: Ja shenjat më me fat!

Parashikimi Astrologjik Javor nga 22-28 Dhjetor 2025

Dashi – 2 yje ⭐️⭐️

Hëna e re në Shigjetar i ndihmon shumë, por ka një orë të vështirë që i nxjerr nga rruga, planifikimi, udhëtimi, fantazia, çështje ligjore e ekonomike. Pas datës 24 u jep madhështi, stabilitet, publicitet, lidhje personale, fejesë apo celebrim.

Demi – 1 yll ⭐️

Atje ku mendonin se prisnin shumë dhurata, një propozim të mirë ekonomik apo takim të fuqishëm erotik, mund të ndodhë, por jo ajo që kishin menduar. Pas datës 24 do të bëhen më seriozë, me këmbë në tokë dhe do të presin gjëra më serioze.

Binjakët – 3 yje ⭐️⭐️⭐️

Preken direkt nga hëna e re në Shigjetar në fushën e bashkëpunimeve, marrëdhënieve me të tjerët dhe martesës. Gjërat do të marrin një drejtim për t’u rregulluar e çliruar, por kujdes sepse sikur nuk janë mjeshtrit që thonë fjalën e fundit, por janë partnerët. Kujdes nga tradhtitë! Ka disa Binjakë që tradhtohen rreth datës 23.

Gaforrja – 1 yll ⭐️

Jeta e përditshme është shkëputur nga themelet që kishin dhe ndodh e papritura jashtë një pune, programi e veprimtarie dhe nuk do të ndihen mirë. Pas datës 24 do të kenë një bashkëpunim ose ofertë, por duhet parë me kujdes deri në fund të vitit dhe gjërat mund të rregullohen pas datës 25.

Luani – 3 yje ⭐️⭐️⭐️

Është javë shumë erotike, lum ata që do ta marrin lehtë një takim, njohje apo natë erotike. Ata që mendojnë për më shumë do të zhgënjehen sepse mund të mos marrin asgjë. Pas datës 24 pretendohet një fuqizim në çështje të rëndësishme pune apo njohje në ambientin e punës.

Virgjëresha – 5 yje ⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️

Si shenjë e tokës, në datën 24 do të marrin stabilitet, janë lodhur e sfiduar. Hëna e re u nxori disa gjëra që i tronditi pak në bashkëpunime, çështje erotike e ekonomike, por do të stabilizohen, do të gjejnë një njeri e punë të qëndrueshme dhe fat.

Peshorja – 2 yje ⭐️⭐️

Do të jenë në qendër të diskutimeve, udhëtimeve e kontakteve, por rruga që mendonin nuk do t’i çojë ku duhet. Pas datës 24 favorizohen shumë në karrierë e në punë dhe gjërat marrin një drejtim të mirë edhe në familje. Bashkëjetesa me dikë do t’u japë stabilitet.

Akrepi – 3 yje ⭐️⭐️⭐️

Do të kenë shumë impuls ose dëshirë për t’u marrë me çështjet ekonomike dhe mendojnë se do t’ua japë hëna e re, por kësaj i shtohen shpenzimet dhe premtime që nuk mbahen nga të tjerët apo një çështje erotike që nuk finalizohet me sukses deri në datën 24. Pas datës 24, shumë Akrepë do të gjejnë një rrugë, bisedë, njeri apo propozim të saktë dhe shpëtojnë nga një rrezik në ekonomi ose jetën personale.

Shigjetari – 4 yje ⭐️⭐️⭐️⭐️

Me hënën e re në shenjën e tyre janë në qendër të vëmendjes, por edhe kamuflohen disi në gabimet e vështirësitë që kanë. Do të kenë një metamorfozë në jetën e tyre dhe kjo do të ndihet. Pas datës 24 do të tentojnë shumë në çështjet ekonomike.

Bricjapi – 5 yje ⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️

Të gjithë planetët janë në Bricjap dhe ka shumë gjëra për të parë e rregulluar. Do të vënë rendin e mirë, prakticitetin, tradicionalen, seriozitetin dhe të gjithë do të kënaqen me pak e saktë.

Ujori – 3 yje ⭐️⭐️⭐️

Kanë shumë plane, projekte, do të udhëtojnë, do të kontaktojnë, do të jenë erotikë dhe do të merren me jetën personale. Do të jenë të menduar që të realizojnë diçka më personale nga sa është në natyrën e tyre.

Peshqit – 4 yje ⭐️⭐️⭐️⭐️

Do të kenë ndryshim të madh në punë e dëshira dhe ky fundvit u jep idealizëm të madh për të ndryshuar punën. Hëna e re i ka futur në një ngacmim e provokim, por s’duhet ta provokojnën më shumë sesa duhet situatën. Duhet të mbështeten te miqtë e besueshëm dhe pas datës 24, kjo mbështetje do t’i shpëtojë nga fantazitë dhe do t’u sigurojë një punë të mirë e të re.

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *