Hën. Nën 25th, 2024

Yuri Kim thumbon: Pavarësisht cinizmit të disave, reforma në drejtësi po jep rezultate. Unë jam me ju!

Ambasadorja Yuri Kim tregon në rrjetet sociale bisedën e saj me gazetarët pas festivalit Mik.

Për mua ishte një eksperiencë magjepsëse të dëgjoje këngë popullore të kënduara nga ansambli Zanat. Pas festivalit Mik, disa reporterë më pyetën nëse kisha shpresa të mira për Shqipërinë dhe çfarë mendoja për reformën në drejtësi dhe të ardhmen. Unë u thashë atyre se kam shumë shpresa për Shqipërinë”, shkruan ambasadorja.

Ndërkohë ajo thotë se reforma në drejtësi po jep rezultate dhe se Amerika është me shqiptarët në këtë rrugë.

Pavarësisht cinizmit të disave reforma në drejtësi po jep gjithnjë e më shumë rezultate. Populli shqiptar nuk mund të dorëzohet tani, por të vazhdojë përpara të kërkojë ndryshimin. Unë kam pasur mundësinë të udhëtoj përreth Shqipërisë dhe të takoj shumë njerëz, nga veriu në jug. Bukuria e këtij vendi, forca dhe vendosmëria e njerëzve janë frymëzuese. Duhet të vazhdojmë të ecim përpara bashkë. Të vazhdojmë të zgjedhim shpresën, jo cinizmin. Ne duhet të ndërtojmë të ardhëm që ju meritoni. Do të jetë e vështirë por Amerika do të jetë me ju deri në fund”, shkruan Yuri Kim. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *