Wed. Mar 18th, 2026

“Një ndryshim i madh dhe i papritur”, Horoskopi i datës 20 Dhjetor, sipas Meri Shehut

🔸Dashi

Sot Hena e re ne Shigjetar ju rrit optimizmin, i cili deri ne nje pike do jete i mire, por me pas mund te bjere po aq shpejt sa ngrihet. Ceshtjet e karrieres dhe familjes vihen ne peshore.

🔸Demi

Nje ceshtje ekonomike ju hapet me nje hapesire te mire dhe mundesi per fitim. Nese nuk tregoni kujdes, mund te shkelni diku dhe te rreshqisni.

🔸Binjaket

Ne cift sot do degjoni gjera te reja dhe kushte te reja, mes tyre edhe deshiren per me shume hapesire. Kujdes ne nje takim pune.

🔸Gaforrja

Sot, me Henen e re ne Shigjetar, do beni nje ndryshim ne pune, por qe nuk do t’i afrohet dot asaj qe keni enderruar.

🔸Luani

Ju jepet mundesia qe me Henen e re ne Shigjetar romantizmi dhe erotizmi t’ju cojne ne kufijte e deshirave tuaja. Ekonomia favorizohet, me rrezikun qe te jeni te vemendshem, pasi nje person i dashur mund t’ju haje mundesite.

🔸Virgjeresha

Sot do donit te benit nje bisede apo plan per nje lidhje me partnerin, ashtu si mendoni ju. Do gjeni nje pergjigje pozitive, por edhe nje zhgenjyese.

🔸Peshorja

Do merreni sot me udhetime dhe kontakte te reja, te cilat do perpiqen t’ju nxjerrin nga enderrimet dhe paragjykimet ku jeni zhytur dhe nuk dilni dot.

🔸Akrepi

Sot fillon nje etape e re ne ekonomi, duke lene pas nje periudhe te erret dhe zhgenjyese, sidomos te ndikuar nga prapesite e fatit dhe prioritetet qe kishit vendosur.

🔸Shigjetari

Sot, me Henen e re ne shenjen tuaj, do kaperceni pengesat e trasheguara nga familja dhe ndikimi i ambientit rreth jush.

🔸Bricjapi

Sot do ndjeni se dicka duhet te ndryshoje ne jeten tuaj, duke filluar nga ju, pasi duket se gjerat rreth jush jane bere si nje mbrojtje jo reale dhe nuk ju lejojne te shikoni realitetin. Kujdes ceshtje ligjore, pune dhe shendeti.

🔸Ujori

Sot Hena e re ne Shigjetar ju tund kambanat e festave dhe ju kujton se ka ardhur momenti te fuqizoni ekonomine tuaj per te realizuar endrrat.

🔸Peshqit

Nje ndryshim i madh dhe i papritur mund t’ju nxjerre zbuluar ne planet dhe pozicionet tuaja. Kjo mund te mos jete komode ne disa raste dhe te ndiheni te zhgenjyer.

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *