Ina ka festuar së fundmi ditëlindjen, duke ftuar konkurrentët e “Përputhen” në një darkë. Keijsi ishte i pari që mbërriti në ditëlindje me një dhuratë në dorë, ndërsa Stelina nuk u paraqit fare në ditëlindjen e saj.
Sot në program janë transmetuar disa pamje, ku shihet Ina duke kërcyer me Keijsin.
Madje Ina kërceu edhe twerk para tij. I pyetur nga Megi për pamjet që u transmetuan në ekran Keijsi u përgjigj kështu: “Edhe tek ditëlindja ime unë kam kërcyer me të gjitha gocat. Ishte ajo çështje e mikëpritjes. Nëse e vutë re unë isha pak më e distancuar ndaj kërcimeve. Isha gjithmonë në karrige dhe janë kapur të gjitha momentet kur vinte më çonte Ina ose ndonjë nga çunat për t’u çuar për të kërcyer”, tha Keijsi.
Ndërkohë Aulona iu kthye Inës duke i thënë se po i bënte twerk Keijsit.
“Ti këtë doje të ngjallje këtë debat. Ti ke flirtuar gjatë gjithë kohës me Keijsin me atë që pamë”.
- VIDEO/ Luna Mari kërcen nën ritmet e muzikës së Shakirës, Luizi: Edhe Pique na e ka lakmi
- “Nesër do të marrin lajme të mira”, Horoskopi javor sipas Meri Shehut
- Puthje dhe përqafime mes tyre, Miri publikon videon me vajzën e tij: Erdhi Tisi…
- Ndjekësit e pyesin pse nuk shkon në protestë, ja si përgjigjet Mimoza Ahmeti
- FOTO/ Luizi dhe Kiara takohen me dy ish-banoret e BBV
- Mateo flet fjalët më të bukura për Brikenën: Vajzat mund ta shohin si shembull jo vetëm në karrierë, por edhe në pasarelë
