Dy të rinj kanë mbetur të pla.gos.ur pas një sherri në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Todi Shkurti”, ndërsa të pla.go.sur kanë mbetur A. Gjoka dhe J. Marashi.
Të dy janë nisur drejt spitalit dhe njëri ndodhet në gjendje kritike për jetën.
“Më datë 24.07.2021, rreth orës 20:30, në rrugën “Todi Shkurti” , dyshohet se gjatë një konflikti të çastit janë pla.gos.ur me ar.më zjarri shtetasit A. Gj., 32 vjeç dhe J. M., 28 vjeç, të cilët u dërguan në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.
Policia njofton se ka identifikuar autorin dhe është vënë në ndjekje të tij. /Labirinth