Stelina dhe Keijsi janë përplasur në program gjatë një takimi në mes të studios.
E pyetur nga moderatorja e programit, Megi Pojani nëse e do ende Keijsin apo jo Stelina me lot në sy tha se sido që të shkojë situate e saj me të ajo do ta mbajë mend gjithmonë si diçka të bukur lidhjen mes tyre.
“Nëse mund të them që i kam hedhur poshtë të gjitha ndjesitë që unë kam për Keijsin gënjej veten, gënjëj juve dhe gjithë shqiptarët. Kështuqë unë nuk e di si është përfundimi i kësaj, po di të them që “Përputhen” ka qenë shumë i bukur me Keijsin. Sido që të shkojë kjo gjë është eksperiencë që unë do ta mbaj mend me Keijsin”, tha Stelina.
Ndërkohë që nga ana e tij, Keijsi tha se nuk e do më Stelinën dhe se dashuria si në përralla nuk ekziston.
Stelina u përlot sërish teksa dëgjonte fjalët e Keijsit, pa mundur të thotë asnjë fjalë. Ndërkohë që Keijsi u shpreh se nuk është më i dashuruar me të.
- E veshur me të bardha, Nevina Shtylla konfirmon shtatzëninë me një video
- “Pse s’i jep një shans Big Brother-it?”, Rezarta Shkurta: Do doja ta provoja atë çmenduri…
- VIDEO/ “Kur e kupton që një djalë të do vërtet?”, përgjigja e Mimoza Ahmetit mbase nuk do t’ju pëlqejë
- “Rezultati flet vetë”, kënga e Mateos, në vendin e parë në Top Awards
- “Do këndoje në dasmën e Selin?”, Miri: Zbrit se të vrava, hip se të vrava…
- “Të dua”, Ledri i bën deklaratën e papritur Xhensilës në koncert
