Sheila Haxhiraj ka qenë e ftuar në emisionin “S’e luan topi”, ku foli për humbjen e vëllait.
Ajo u shpreh shumë e lënduar nga ‘ikja’ e vëllait, aq sa kishte menduar dhe pse nuk ‘iku’ ajo në vend të tij.
“Kam vuajtur një vit të tërë me këto pishmanet se është si ajo që gjithmonë njeriu ka pishmane, por në raste të tilla nuk e kthen dot… Kur Henri ka ardhur dhe lëndoi veten unë kam qenë në shtëpi, nuk kam arritur dot që ta shpëtoj. Atë kam brengë; si nuk e shpëtova, si nuk i kam dhënë më shumë vëmendje. Janë brenga që unë si Sheilë gjithmonë kam patur. Pse e bëri Zoti kështu, pse na sfidoi neve, pse atë?! Pse ai, fëmija më i brishtë më i butë. Henri ka qenë shumë njeri babaxhan si djalë, nuk kam dëgjuar dikë të thotë një fjalë të keqe për të. Njeri i batututës. Aq sa kam menduar pse nuk isha unë në vendin e tij”, tha Sheila.
- E veshur me të bardha, Nevina Shtylla konfirmon shtatzëninë me një video
- “Pse s’i jep një shans Big Brother-it?”, Rezarta Shkurta: Do doja ta provoja atë çmenduri…
- VIDEO/ “Kur e kupton që një djalë të do vërtet?”, përgjigja e Mimoza Ahmetit mbase nuk do t’ju pëlqejë
- “Rezultati flet vetë”, kënga e Mateos, në vendin e parë në Top Awards
- “Do këndoje në dasmën e Selin?”, Miri: Zbrit se të vrava, hip se të vrava…
- “Të dua”, Ledri i bën deklaratën e papritur Xhensilës në koncert
