Sot u përcoll në banesën e fundit këngëtari shumë i dashur, Shpat Kasapi, i cili u nda nga jeta në mënyrë të papritur në moshën 40-vjeçare.
Në ceremoninë mortore morën pjesë të afërm, kolegë, miq e dashamirës. Mes tyre ishte edhe këngëtari Blero, i cili tha disa fjalë zemre për Shpatin.

“Të nderuar familjar, miq artist. Sot jemi mbledhur këtu me dhimbe që s’ka fjalë me një boshllëk që as koha s’ka fuqi ta mbush. Ikja e Shpatit na ka tronditur të gjithëve. Na iku një zemër e pastër, një shpirt i but dhe një dritë që nuk pushonte kurrë së ndriçuari. Shpati ishte prej atyre njerëzve të rrallë. Dhe prandaj sot dhemb kaq shumë, dhemb sepse humbëm dike që nuk e gjejmë më. Shpat miku ynë i dashur. Njerëz si ti nuk largohen ata thjesht kthehen në dritë dhe dritën tënde ne do e mbajmë me vete në çdo këngë që do e dëgjojmë, në çdo moment kur do duam një zemër të pastër për ta kuptuar çfarë është dashuria. U preh në paqe Shpati i bardhë, një njeri që na la shumë më shumë se sa mori”, u shpreh Blero Muharremi.
- E veshur me të bardha, Nevina Shtylla konfirmon shtatzëninë me një video
- “Pse s’i jep një shans Big Brother-it?”, Rezarta Shkurta: Do doja ta provoja atë çmenduri…
- VIDEO/ “Kur e kupton që një djalë të do vërtet?”, përgjigja e Mimoza Ahmetit mbase nuk do t’ju pëlqejë
- “Rezultati flet vetë”, kënga e Mateos, në vendin e parë në Top Awards
- “Do këndoje në dasmën e Selin?”, Miri: Zbrit se të vrava, hip se të vrava…
- “Të dua”, Ledri i bën deklaratën e papritur Xhensilës në koncert
