Moderatorja Enxhi Nasufi ka reaguar për herë të parë publikisht në lidhje me lajmet se ishte përfshirë në një konflikt me ish-kolegen e “Wake Up” Neada Muçajn.
Moderatorja ka deklaruar se është prekur më shumë për mamanë e saj dhe këtë rast e ka menaxhuar mirë.
“Meqënëse përmende portalet dhe rasti tani i fundit me të gjithë atë zallamahinë që është bërë, thjesht kam shkuar në shtëpi, e kalova vetë. Shkova në shtëpi, thashë ‘ka ndodhur kjo, kjo, kjo’, e minimizova këtë gjënë. Ajo [Mamaja] i kishte lexuar të gjitha, nuk bëhet fjalë. Vesha tutat, hoodie-n dhe i thashë ‘po iki në studio’. Nuk ka ndodhur asgjë,’ i thashë unë [mamasë], ‘ti e di që jam shumë kokëfortë, jam shumë e fortë, duhet të punoj dhe gjërat që kam në plan t’i bëj, do vazhdoj t’i bëj dhe nuk ka asnjë njeri dhe asnjë gjë që më ndalon”, tha ajo në një intervistë në RTSH.
- E veshur me të bardha, Nevina Shtylla konfirmon shtatzëninë me një video
- “Pse s’i jep një shans Big Brother-it?”, Rezarta Shkurta: Do doja ta provoja atë çmenduri…
- VIDEO/ “Kur e kupton që një djalë të do vërtet?”, përgjigja e Mimoza Ahmetit mbase nuk do t’ju pëlqejë
- “Rezultati flet vetë”, kënga e Mateos, në vendin e parë në Top Awards
- “Do këndoje në dasmën e Selin?”, Miri: Zbrit se të vrava, hip se të vrava…
- “Të dua”, Ledri i bën deklaratën e papritur Xhensilës në koncert
