Wed. Mar 18th, 2026

VIDEO/ Çiljeta Xhilaga me lot në sy për Shpat Kasapin: Sot zemra më është thyer në dysh…

Çiljeta Xhilaga ka reaguar për ndarjen nga jeta të artistit Shpat Kasapi. Ajo shkruan në Instagram, se zemra i është ndarë në dysh.

Postimi i Çiljetës:

Sot zemra më është thyer në dysh…

U nda nga kjo botë një njeri i mirë, një shpirt i pastër që e njoha që ne fillimet e tij , prej ditëve të para të karrierës sonë kur ëndërronim skenat dhe duartrokijet me zemër të pastër.

Shpat, u rritëm bashkë në muzikë, në ëndrra, në pasionin që na lidhi të gjithëve në një brez të artë. Nuk e harroj kurrë buzëqeshjen tënde, shpirtin e qeshur dhe mirësinë që të rrethonte si dritë. Iku shumë shpejt një dritë e madhe…

Në rrugën ku shkojnë të pastërtit, engjëjt hapin krahët. Drita nuk vdes, ajo vetëm ndryshon shtëpi🪽

Allahu të bekoftë me parajsë, me rahmet dhe me paqe të përjetshme. Lutjet e mija dhe zemra ime janë me familjen tënde dhe me të gjithë ata që po lotojnë sot për ty.

Do të të kujtoj gjithmonë me muzikën tënde, me shpirtin tënd prej engjëlli.

U prefsh në dritë vëllai im i artit… 🕊

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *