Një foto e rrallë, por dhe shumë e bukur e realizuar nga fotografi Gent Shkullaku për AFP është ripostuar në Instagramin e medias amerikane Abc News.
Fotoja është shkrepur ditën e Kurban Bajramit tre ditë më parë (20 korrik 2021), në Sheshin Skënderbej në Tiranë, teksa besimtarët myslimanë faleshin.
“Kjo pamje ajrore tregon myslimanët shqiptarë që marrin pjesë në lutjen e Kurban Bajramit në Sheshin Skenderbej në Tiranë. Kurban Bajrami, Festivali i Flijimit, festohet në të gjithë botën Myslimane si një përkujtim i gatishmërisë së Abrahamit për të sakrifikuar djalin e tij për Zotin. Lopët, devetë, dhitë dhe delet tradicionalisht theren në ditën më të shenjtë. #eidaladha #islam”, shkruan Abc News krahas fotos. /Labirinth