Dua Lipa ka mbërritur në Tiranë. Ajo ka takuar në Pallatin e Brigadave kryeministrin Edi Rama.
Kreu i qeverisë e ka bërë të ditur lajmin me një postim në rrjetet sociale.
“DUA LIPA që ka kapur qiellin e botës muzikore s’ka nevojë për asnjë koment, ndërsa një koment për Duan që pata kënaqësinë të njoh, unë dua ta ndaj me ju. Uroj që ajo të rrojë e të mbretërojë 100 vjet në fronin ku është ulur, po brenda meje mbeti gjurma e vajzës së mençur, të edukuar e modeste si të ishte askushi, e cila është me siguri krenaria e lumturia e prindërve dhe krejt familjes së saj, pikërisht sepse çka i takon botës nga ylli i muzikës, nuk ka prekur asnjë fije atë çka u takon atyre nga vajza e tyre. Çfarë çike❤️“, shkruan kryeministri.
Më herët këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare takoi kreun e Bashkisë, Erion Veliaj. /Labirinth