Këngëtarja Irini Qirjako ka ndarë përvojën e saj të paharrueshme me yllin e Hollivudit, Michael Douglas, gjatë një koncerti të organizuar në Shqipëri.
Në emisionin “Mes’dritë”, Irini tregoi se Douglas ishte në vendin tonë në vitin 2000, ku Ministria e Kulturës organizoi një koncert në Pallatin e Kongreseve. Ajo interpretoi një këngë polifonike, e cila, sipas saj, la aktorin pa fjalë.
“Unë mbarova në skenë dhe do ikja, do më merrte im shoq. Por truprojat më thirrën: ‘Irini, Irini, mos ik, aktori i madh Douglas do të bëjë foto me ty.’ Ai më përqafoi me kaq dashuri dhe tha: ‘Diçka të tillë nuk e kam dëgjuar kurrë në jetë, kjo ishte mrekulli që kam parë në jetën time’”, rrëfeu këngëtarja.
- E veshur me të bardha, Nevina Shtylla konfirmon shtatzëninë me një video
- “Pse s’i jep një shans Big Brother-it?”, Rezarta Shkurta: Do doja ta provoja atë çmenduri…
- VIDEO/ “Kur e kupton që një djalë të do vërtet?”, përgjigja e Mimoza Ahmetit mbase nuk do t’ju pëlqejë
- “Rezultati flet vetë”, kënga e Mateos, në vendin e parë në Top Awards
- “Do këndoje në dasmën e Selin?”, Miri: Zbrit se të vrava, hip se të vrava…
- “Të dua”, Ledri i bën deklaratën e papritur Xhensilës në koncert
