Turjan Hysko ka qenë i ftuar në “The Dalina Show”, ku është shprehur se ka pasur dëshirë t’i prezantojë programe, si “Kënga Magjike”, “Big Brother” dhe “Top Fest”.
“Kur unë shihja Top Fest-in, Këngën Magjike apo Big Brother-in, aty më kapte trishtimi. Arbana ka qenë fantastike, Ledioni ka qenë shumë i zoti në atë gjënë e vet, Goni me Amin, me Xhemi kanë qenë shumë të fortë me Portokallinë, Arditi s’diskutohet. I shihja dhe më vinte shumë inat, se e dija që e kisha kapacitetin për ta ‘kafshuar’ atë skenë. Thjesht më vinte shumë inat, të nesërmen pastaj, kthehesha në punë. Të jem i sinqertë, kur shihja Arbanën, Ledionin, kush e bënte Top Fest-in atëherë, ndihesha xheloz, shumë. Sepse e dija dhe muzikën si funksiononte. Ndihesha xheloz në atë kohë, tani jo. Ika [nga televizioni] se nuk kisha çfarë të bëja më. […]Unë nuk kthehem më në televizion pa e patur punë të tretë.”, ka thënë ai.
- VIDEO/ Esme, pjesë e BBV6? Ja çfarë thotë ish-konkurrentja e “Përputhen”
- VIDEO/ Luna Mari kërcen nën ritmet e muzikës së Shakirës, Luizi: Edhe Pique na e ka lakmi
- “Nesër do të marrin lajme të mira”, Horoskopi javor sipas Meri Shehut
- Puthje dhe përqafime mes tyre, Miri publikon videon me vajzën e tij: Erdhi Tisi…
- Ndjekësit e pyesin pse nuk shkon në protestë, ja si përgjigjet Mimoza Ahmeti
- FOTO/ Luizi dhe Kiara takohen me dy ish-banoret e BBV
