Ish-deputeti, Ervin Salianji i ftuar në “Live From Tirana” në Top Albania Radio e konsideroi Grida Dumën si pjesë të rëndësishme në formimin e tij.
“Si ndihet një burrë si Ervin Salianji që historinë e tij të dashurisë e ka të konkretizuar me një prej grave më model në Shqipëri, që ka frymëzuar dhe kur ka qenë në politikë dhe vazhdon e frymëzon në televizion? Sa është ritmi juaj i të qenurit krenar?”, ishte pyetja nga Ronaldo Sharka.
“Është shumë. Është fat, padiskutim. Është edhe pjesë e krenarisë, por dhe e botëkuptimit, edhe e ndërtimit të gjithë asaj që unë jam. Siç e keni parë, e kam mbajtur aspektin personal përgjithësisht të kufizuar në diskutimet publike, por padiskutim që është pjesë e rëndësishme, pjesa më e rëndësishme e imja”, u përgjigj Salianji.
- E veshur me të bardha, Nevina Shtylla konfirmon shtatzëninë me një video
- “Pse s’i jep një shans Big Brother-it?”, Rezarta Shkurta: Do doja ta provoja atë çmenduri…
- VIDEO/ “Kur e kupton që një djalë të do vërtet?”, përgjigja e Mimoza Ahmetit mbase nuk do t’ju pëlqejë
- “Rezultati flet vetë”, kënga e Mateos, në vendin e parë në Top Awards
- “Do këndoje në dasmën e Selin?”, Miri: Zbrit se të vrava, hip se të vrava…
- “Të dua”, Ledri i bën deklaratën e papritur Xhensilës në koncert
