Shqipe Hysenaj ka reaguar pas deklaratës së biznesmenit Elton Ilirjani se do ta çojë në gjyq për shkak se sipas tij, ajo ka përhapur thashetheme për Parashqevi Simakun.
“Hap Instagramin dhe shoh disa video nga persona që flasin pa baza. Nuk dini të dalloni thashethemin nga akuza. Nëse thashethemet do ndaloheshin me ligj, do ishim kthyer pas në kohë.”
Ajo përmendi edhe kolegun e saj Ronaldo Sharkën si bashkëpunëtor gjatë diskutimit, duke thënë: “Ai kishte kufjen dhe mikrofonin. Unë e lash si thashethem që të mos kishte keqkuptime.”
Në fund, Hysenaj nënvizoi se nuk ka ndërmend të japë më intervista, duke shtuar: “Jo pse nuk më kuptoni, por sepse më keqkuptoni. Jo voruballa me mua.”
Deklarata e plotë:
“Hap Instagramin dhe shoh disa video nga persona që flasin pa baza. Këta njerëz nuk dine të ndajnë thashethemin nga akuza. Nëse thashethemi dhe mungesa e lirisë së fjalës sipas protokoleve do ishin të ndaluara me ligj, do ishim mrapa. Nuk ia keni idenë e rubrikave rozë. Jam shumë e hapur për luftën virtuale por e keni të humbur me mua. Jo pse unë fitoj por sepse ju jeni gjithmonë gabim. Dosja do na shkoj në Hagë por unë kam bashkëpunëtorin, Ronaldo Sharkën që ai kishte kufjen, mikrofonin. unë e lash si thashethem që të mos kishte keqkuptime. Ju lutem cdo gjë që thuhet në rrjete sociale merrni sic e themi dhe jo si iu lëvërdis. Jo voruballa me mua. Nuk ka më intervista tani e tutje se mirë që nuk më kuptoni por më keqkuptoni.
- Megi Topalli bëhet nënë për herë të tretë
- VIDEO/ Mateo përlotet teksa qëndron i vetëm në oborr
- VIDEO/ “Si njeri pa njeri”, Selin përlotet në Dhomën e Rrëfimit pas largimit të Gimbos
- “Mateo e do nusen si dhi të egër”, Rogerti për Brikenën: S’ka pikë pëlqimi, do martohet me zor…
- VIDEO/ Brikena dhe Mateo përshëndesin Gimbon nga kamera: Do takohemi jashtë…
