Wed. Mar 18th, 2026

“U kthye në një cirk”, Dafina Zeqiri reagon për ceremoninë motrore të vëllait të Gjestit

Këngëtarja Dafina Zeqiri ka reaguar ashpër pas shpërndarjes së fotove dhe videove nga ceremonia motrore e vëllait të këngëtarit Gjest.

Në një postim të gjatë, ajo u shpreh e tronditur nga ajo që kishte parë, duke theksuar se rrjetet sociale janë të fuqishme, por edhe të rrezikshme kur përdoren në mënyrën e gabuar.

“Rrjetet sociale janë të fuqishme, por gjithashtu të rrezikshme. Janë ndërtuar mbi vëmendjen, por nuk duhet të glorifikojnë llojin e gabuar të saj. U trondita kur pashë njerëz duke xhiruar me telefona në një varrim. Dhe disa ‘VIP-a’ që jepnin intervista e mburreshin online me atë që u ishte thënë. Disa të ashtuquajtur gazetarë bënin pyetje të parëndësishme, duke e kthyer dhimbjen e një familjeje në skenë për veten e tyre. Kjo është absurde, çnjerëzore dhe thellësisht mosrespektuese. Momente që duhej të ishin private, u kthyen në një cirk. Një ditë do t’i mësoj djalit tim: këta janë njerëzit nga të cilët duhet të qëndrosh larg, ata që japin shembullin më të keq. Humaniteti nuk duhet të shitet kurrë për vëmendje. Sepse vëmendja nuk duhet të vijë kurrë në kurriz të dhimbjes së dikujt tjetër”, shkruan Dafina.

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *