Hën. Tet 28th, 2024

Moti i keq do të përfshijë edhe Shqipërinë!

Një pjesë e Europës u përfshi dje nga reshje të dendura të shiut, që shkaktuan shumë përmbytje, fatkeqësisht edhe vik.tima.

Edhe vendi ynë do të përfshihet nga rreshjet, por sipas Institutit të Gjeoshkencave Energjisë, Ujit dhe Mjedisit nuk do të kenë pasoja negative të përmasave madhore.

“Duke vlerësuar situatën e ndodhur në Evropën Juglindore dhe informacionet e mara mbi ndikimin që mund të kenë kushtet e motit edhe në vendet e tjera pranë, Instituti i Gjeoshkencave Energjisë Ujit dhe Mjedisit njofton se gjatë 5 ditëve të ardhshme në Shqipëri parashikohet një mot me reshje lokale që mund të jenë me vërshime uji të shkurtra dhe shkarkesa elektrike kryesisht në zonat malore”, njofton Ministria e Mbrojtjes. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *