Menaxheri i Luiz Ejllit, Jetmir Agaj, ka ndarë disa mendime interesante në një intervistë për emisionin “Prive”, ku nuk munguan pyetja lidhur me mundësinë e rikthimit të tij në reality show-n “Big Brother VIP”.
Agaj la të kuptohet se një ftesë për rikthimin e Luizit në BBV është përfolur prej kohësh në media, dhe ai vetë beson se një rikthim i tillë do të kishte një ndikim të madh në format.
“E di që i mund të gjithë prapë,” u shpreh menaxheri.
“Çdo artist, jo se është i joni, por kushdo që ka synuar të hyjë në BBV pas Luizit, ka thënë: ‘Jo Luiz, po të isha të paktën gjysma e Luizit’. Unë e pres atë ditë kur të hyjë përsëri, sepse kemi për të parë shumë.”, ka thënë ai.
- “Malli nuk është hequr kurrë”, motra flet për herë të parë për kohën kur Selin ishte në BBV5
- VIDEO/ Esme, pjesë e BBV6? Ja çfarë thotë ish-konkurrentja e “Përputhen”
- VIDEO/ Luna Mari kërcen nën ritmet e muzikës së Shakirës, Luizi: Edhe Pique na e ka lakmi
- “Nesër do të marrin lajme të mira”, Horoskopi javor sipas Meri Shehut
- Puthje dhe përqafime mes tyre, Miri publikon videon me vajzën e tij: Erdhi Tisi…
