Wed. Mar 18th, 2026

Pas ndarjes nga Erion Isai, Ajlin Petrela flet për lidhjen e re: Ja si u njohëm

Ajlin Petrela, ish-bashkëshortja e aktorit të humorit dhe kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai, ka folur për herë të parë rreth arsyeve që çuan në fundin e martesës së tyre dhe po ashtu tregoi se ka nisur një histori të re dashurie.

“Sapo jemi kthyer nga një udhëtim. Ikjet nga Tirana fundjavave janë të shpeshta. Personi që kam në krah nuk është publik, nuk ka lidhje fare me botën e medias, mundohemi ta mbajmë të izoluar. Gjërat e shtrenjta nuk do që ti prekin dhe nuk dua ta bëj pis në asnjë aspekt. Bashkë na ka bërë një mjeke, që as nuk e di që na ka bërë bashkë. Ne kemi friends të përbashkët mjeken time dhe i bëmë ftesë njëri-tjetrin, e sot jemi bashkë. Do të më vrasë që fola kaq shumë për këtë (qesh). Është natyrë e ftohtë nuk impresionohet shumë nga këto gjëra. Personi që kam nuk e ka konsideruar fare faktin e divorcit, vajzave, ishte një gjë që do nisje jetën nga fillimi. Sfida është më e madhe se ke dy vajza, nuk e di si rrjedh. Ishte e vështirë, por falë Zotit mori veten e vet gjëja. Kemi 9 muaj bashkë”, është shprehur ajo.

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *