Ish-konkurrentja e BBV4, Livia Brunga feston sot ditëlindjen.
Mikesha e saj Rozana Radi i ka bërë një urim special.
POSTIMI I ROZANËS:
💖 “Njeriu me kokëfortë dhe më i dashur që njoh, sot rritet 1 vit me shumë! 😂 @liviabrunga
Gjithçka filloi në Big Brother një miqësi që nuk e kërkon, por që të gjen papritur. Një lidhje që i mbijetoi sfidave, zhurmave dhe lojërave, sepse ishte e ndërtuar mbi diçka të vërtetë Gjuhadol, ti je uragani im i vogël, me energjinë dhe zjarrin që të rrëmben pa paralajmërim. Më ke mësuar të shoh botën ndryshe, me më shumë ndjeshmëri dhe forcë. Në çdo moment, ti je bekimi një bekim që nuk kërkon fjalë të mëdha, por që ndjehet në heshtje, në praninë tënde. Faleminderit që je ajo që je: e madhe në shpirt dhe në zemër. Kjo miqësi është më shumë se thjesht fjalë, është jetë. Vitet mund të të ndryshojnë shumë gjëra, por shpresoj që të zbusin pak atë ‘maninë’ tëndën për të kundërshtuar… 😂🙈edhe pse, po ta them me dorë në zemër, ajo është pjesë e bukurisë tënde. Pac jetë të gjatë, të mbushur me dashuri dhe qofsh e bekuar, ashtu siç janë të bekuar ata që të kanë pranë. Sepse ti nuk je thjesht një mikeshë… ti je bekim, forcë, dritë dhe gjurmë që nuk fshihen.” Gjuhadol, gezuar ditëlindjen! Të dua shumë.” 🎂✨
- “Turpi u përket atyre që filmojnë…”, Eli Fara reagon pasi iu cënua privatësia: Asnjë grua nuk duhet të kalojë nëpër këtë poshtërim!
- “Kthehem në Top Channel me nostalgjinë e një kohe magjike”, Alketa Vejsiu, e para e ftuar në “Live Me Luizin”: Faleminderit për dashurinë dhe miqësinë tënde të çiltër!
- Ndjekësi e quajti “skelet”, ja si reagon Selin Bollati
- Gjyshja e saj u nda nga jeta, Anna Gjebrea: Kujtimi yt do të jetojë përgjithmonë dashuria ime
- VIDEO/ Ina Aderi: Më kanë ngacmuar personazhe të njohur, nuk e dua më këtë përndjekjen…
