Xheneta Fetahu ka reaguar lidhur me lajmet sa i përket një deklarate të sajën për moderatoren Bora Zemani.
“Para dy netësh, gjatë një live në “Fiber”, hapa pak zemrën time dhe thashë hapur se nuk jam në momentin tim më të mirë. Në atë bisedë u lexuan disa pyetje, ndër to edhe për Bora Zemanin. Përgjigjja ime ishte e thjeshtë: “Nuk jam Bora Zemani, jam Xheneta Fetahu dhe mos bëni krahasime”. Kaq. Nuk kam thumbuar askënd, nuk kam përmendur asgjë ofenduese, dhe as nuk kam ndonjë arsye ta bëj. Gjithashtu, për komentet që më akuzuan se “po përndjek” dikë, thashë qartë që nuk e kam bërë kurrë dhe nuk e bëj. Pikë. E kuptoj që mediat duhet të shkruajnë për të mbushur faqet dhe për të “ngrënë bukë”, por jo deri aty sa të shpikni gjëra që nuk janë thënë. Nuk kam problem të jap mendime kur dua – madje i them drejtpërdrejt – por mos trilloni, aman. Nuk kam kohë të merrem me gjyqe e denoncime, por as nuk do rri duarkryq kur më vihen fjalë në gojë. Kështu që, kur doni të shkruani për mua, dëgjojeni live-in deri në fund, jo sipas asaj që ju pëlqen t’ju dalë titulli. Kaq”, shkruan Xheneta.

- “Rritje të ardhurash ose mundësi për avancim në karrierë”, tre shenjat e Horoskopit që janë të favorizuara financiarisht këtë javë
- “Kjo javë nxjerr në pah forcën dhe shkëlqimin tuaj”, Horoskopi i datës 3 Gusht
- “Temperaturat mbi 40 gradë Celsius”, meteorologu bën parashikimin e motit: Vala e të nxehtit ka prekur rajonin e Ballkanit dhe pritet që…
- “S’muj me ta kthy kurrë çka ke bo për mu”, Ylli Limani uron nënën për ditëlindje: Faleminderit prej krejt sakrificat që i ke bo n’heshtje
- Ish-kryeministri kanadez shoqëron Katy Perry në “Sunny Hill Festival”
- VIDEO/ Mateo dhe Brikena publikojnë pamje nga pushimet në Turqi
