Reperi Ledri Vula ka qenë së fundmi i ftuar në podcastin e moderatores Alketa Vejsiut “Inspire”.
Ai foli për ndarjen me Sarën dhe ardhjen në jetë të Poem Blu.
“Ne kemi shumë raporte të mira me Sarën. Sara është nëna e Poit dhe gjithmonë ka me qenë nëna e Poit. Për mua më me rëndësi është lumturia e Poit. Nuk ka qenë problemi se Sara ka qenë fytyrë publike, por puna e saj ka qenë në Tiranë, ndërsa puna ime ka qenë në Kosovë dhe Diasporë, e kjo e ka krijuar një distancë. Janë ftohur raportet. Kjo distanca e ka bërë pak më të lehtë ndarjen, sepse Sara ka jetuar shumicën e kohës në Tiranë. Ne sot jemi shokë shumë të mirë. Gjithçka që flasim për Poin, e flasim si kur ishim bashkë. Ne thjesht nuk jetojmë bashkë. Momenti më i bukur me Sarën ka qenë lindja e Poit. Kam qenë si në ëndërr. Më duket se është hera e parë në jetë që kam qarë. është hera e parë që më kanë rrjedhur lotët si ujvarë“, tha Ledri.
- E veshur me të bardha, Nevina Shtylla konfirmon shtatzëninë me një video
- “Pse s’i jep një shans Big Brother-it?”, Rezarta Shkurta: Do doja ta provoja atë çmenduri…
- VIDEO/ “Kur e kupton që një djalë të do vërtet?”, përgjigja e Mimoza Ahmetit mbase nuk do t’ju pëlqejë
- “Rezultati flet vetë”, kënga e Mateos, në vendin e parë në Top Awards
- “Do këndoje në dasmën e Selin?”, Miri: Zbrit se të vrava, hip se të vrava…
- “Të dua”, Ledri i bën deklaratën e papritur Xhensilës në koncert
