Në vijim të përmirësimit të rrjetit, disa zona në Tiranë do të kenë kufizime të energjisë elektrike.
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se nesër nuk do të ketë drita në disa zona të Tiranës.
Kjo ndodh në vijim të përmirësimit të rrjetit. Sipas OSHEE, nesër gjatë intervalit kohor 09:00-13:00 do të punohet në kabinën “Dervish Hima 2” të NST Qendër, ku do të vendosen pajisje të reja të linjës së transmetimit të mesëm.
Prandaj dhe do të stakohet energjia në zonën pas Stadiumit “Air Albania” dhe pas Ambasadës franceze. /Labirinth