Opinionistja Neda Balluku ka bërë një dedikim për vajzën e saj Suzie Ann.
Postimi i Nedës:
Shiko sa keq t’i ka kapur floket mami, Suzie!
Por kur ti ankohesh aq shume kur perpiqem t’i bej bashke dhe t’i ngre lart per tek llastiku, une dorezohem sepse me ben te mendoj se nuk ka me aq rendesi dhe se ti nuk duhet te mendosh qe mami ben dicka qe ty mund te te bezdise apo lendoje.
Por kjo nuk do te zgjase, Suzie. Sepse kur te rritesh, sa here do te te ndaloj per dicka apo do te te them ca fjale qe nuk do te te pelqejne, ti do te bezdisesh mbase dhe me shume se kur te kapja floket e ti ishe dy vjec.
Po une e bej sepse dua qe te mos vuash vapen Suzie dhe kur te rritesh do ta bej qe te mos vuash njerezit.
Kurre te rritesh Suzie, dua te dish qe njerezit jane te mire. Por do te kete dhe nga ata qe te miren e tyre do perpiqen te ta shesin shume. Mos i beso te mires qe shet veten Suzie.
Besoji atyre qe, do te te ngrene floket lart qe te mos vuash vapen, apo njerezit apo dhe veten. Sidomos atehere kur nuk do te kuptosh se nje bezdi e momentit, ka me shume miresi se e mira qe premton te vije. Dhe qe shpesh here, nuk vjen kurre.
- VIDEO/ Marrëdhënia me Erandin, motra e Elinarës bën deklaratën e fortë
- Laert Vasili: Jam në njohje me një vajzë, i përket botës së të famshmëve!
- “Mos i beso të mirës që shet veten”, Neda bën dedikim për vogëlushen e saj: Shiko sa keq t’i ka kapur flokët mami, Suzie!
- Luiz Ejlli reagon pas ndeshjes: Serbia iku me 1 pikë, ne dolëm me 1 komb në këmbë!
- “Energjia në kulm, priten lajmë të mira”, Horoskopi i datës 8 Qershor
- VIDEO/ Luiz Ejlli uron Kurban Bajramin: Shqiptarët nuk e kanë ndarë kurrë sofrën sipas kishës apo xhamisë!