Këngëtarja Vesa Luma, njëkohësisht dhe bashkëshortja e reperit Big Basta ka reaguar pas ngjarjeve të fundit në “Ferma Vip” mes tij dhe Big Mamës.
“Ju falënderojmë të gjithëve për mesazhet. Edhe unë e ndoqa live gjithë situatën dhe e them me plot gojën që ishte jo vetëm dëshpëruese, por jo njerëzore nga ana e Big Mamës. Patjetër që presim përjashtimin e saj të menjëhershëm për rregullin themelor që ka thyer në një televizion kombëtar. Kur prek familjen e fëmijën pa lejen tonë, atëherë nuk është lojë, por është personale. Big Basta ka hyrë në një format të tillë pikërisht për të luftuar injorancën, për të luftuar stereotipet ‘gangsterllëqe’ qe ia kanë zënë frymën këtij vendi. Big Basta ka hyrë për të dhënë një shembull për djalin e tij, e për gjithë rininë shqiptare (nëse ka mbetur ndonjë pikë shprese). Dhe këtë rrugë duhet ta çojë deri në fund bashkë me të gjithë ju që i keni dhënë mbështetje pafund deri tani”, shkruan Vesa në Instastory.

- VIDEO/ “Nuk është fare turp të jesh ai që ndihesh”, Mimoza Ahmeti puth dronin: Parashqevi je e paarritshme, Elton je gjeni!
- VIDEO/ Elton Ilirjani dhe Parashqevi Simaku suprizojnë Mimoza Ahmetin
- “Energjia ndizet si zjarr”, horoskopi për datat 13 dhe 14 maj nga Meri Shehu
- VIDEO/ “Ti paske lindur parazite”, Zhaku-Ilirit: Kam shtet më vete, kam lindur konteshë…
- VIDEO/ “Më la në rrugë”, fermerët e pyesin për Zhakun, Moza: Ka hyqmë të fortë, do t’i dalë e vetja!
- VIDEO/ “Je servile dhe e pafytyrë”, Zhaku e ofendon, Moza: Ti mund të kesh histori me bashkëshortin tim, por me mua s’ke…
