Ditën e djeshme në “Trotuar”, Xheneta Fetahu ka deklaruar se e ka uruar Gjestin për ditëlindje me një mesazh, por sipas saj ai nuk ia ka kthyer.
Ndërkohë që sot asaj i është dashur të shpjegojë deklaratën e saj.
“Po e shoh që, si gjithmonë, fjalët e mia po shtrembërohen dhe po nxirren nga konteksti. Le ta sqaroj njëherë e mirë. Mesazhi im nuk ka qenë as për rikthim, as për vëmendje, e aq më pak për ndonjë histori personale. Ishte një urim i thjeshtë për suksesin e tij dhe për këngët që bën. Kaq. Idea ime ishte e qartë: nëse takohemi rrugës, të mos sillemi me siklet. Kjo nuk do të thotë as mall, as interes, as prapavijë. Me uru – thoni “e ka marrë malli”. Mos me uru – thoni “ka inat”. Kursesi me iu ra në fije! Njerëz të çuditshëm. Unë vazhdoj të mendoj njësoj për mënyrën se si ai është sjellë ndaj vajzave. Kjo është bindje personale dhe nuk ndryshon, sado të përpiqeni t’ia ndërroni ngjyrën. Mos më keqinterpretoni. Jam single, e fokusuar dhe jeta ime ecën përpara, me punë, qartësi dhe pa drama”, shkruan Xheneta në Instastory.

- “Malli nuk është hequr kurrë”, motra flet për herë të parë për kohën kur Selin ishte në BBV5
- VIDEO/ Esme, pjesë e BBV6? Ja çfarë thotë ish-konkurrentja e “Përputhen”
- VIDEO/ Luna Mari kërcen nën ritmet e muzikës së Shakirës, Luizi: Edhe Pique na e ka lakmi
- “Nesër do të marrin lajme të mira”, Horoskopi javor sipas Meri Shehut
- Puthje dhe përqafime mes tyre, Miri publikon videon me vajzën e tij: Erdhi Tisi…
- Ndjekësit e pyesin pse nuk shkon në protestë, ja si përgjigjet Mimoza Ahmeti
