Mbrëmjen e sotme Alba Pollozhani është surprizuar nga prindërit e saj nëpërmjet një letre.
Ata i shprehnin mbështetjen vajzës së tyre në “Ferma Vip”.
Fjalët e shkruara nga nëna dhe të diktuara nga babai, ashtu siç tha Alba e bënë fermeren të lotonte e të lumturohej njëkohësisht.
LETRA E PLOTË:
E dashur vajza jonë, Alba,
Dita kur ti linde solli në jetë një bukuri, ashtu siç je ti. Na fale gëzimin më të madh në jetë, të jemi prindër për herë të parë. Që nga ai moment, jetët tona ndryshuan dhe nuk ndalën për asnjë çast, për të arritur këtu ku jemi.
Me qëndrimin tënd në Ferma VIP, fokusi ynë je ti dhe vetëm ti. Të kemi parë të fortë, ashtu siç je edhe në jetë.
Për ngjarjet në fermë, ne zgjodhëm heshtjen. Ne, si prindër, zgjodhëm heshtjen. Heshtja ka një mision në jetë, dhe ai është të falësh mirësi. Këtë duam edhe nga ty, të shijosh të mundurën, edhe kur duket e pamundur.
Siç shkruan edhe Dostojevski: Më jep një dhimbje që të të fal një kryevepër, dhe kryevepra jonë je ti.
Shijoje qëndrimin tënd në Ferma VIP. Të duam pafund, deri në frymën e fundit.
Mami dhe babi!
Më pas, Alba komentoi letrën e prindërve.
“Tekstin e ka formualuar babi, por shkrimin e ka bërë mami. Babi ka mbaruar Univeristetin për Gjuhë Shqipe dhe ka shumë botë. Gjatë gjithë eksperiencës që kam pas në jetë, nuk kanë dyshuar tek zgjedhjet e mia. I dua shumë dhe mezi pres që ti takoj. Do doja sonte të dilja nga këtu. Të ikja tek shtëpia ime”, tha e përlotur Alba.

- Lot dhe plot emocione! Prindërit i dërgojnë letër në Ferma Vip, Alba ‘fluturon’ nga gëzimi!
- VIDEO/ Egli Tako zbulon pak nga surpriza për fansat
- FOTO/ Ish-banori i BBV 4 ‘i kërkon’ Loredanës gjysmën e parave të dhuruara për ditëlindje: Kam hedh shumë nga pija!
- Arbana Osmani uron mbesën për ditëlindje: Po të të kisha vajzë, nuk do mund të të kisha dashur më shumë!
- Çfarë do ndodhë sonte? Egli Tako paralajmëron diçka
- VIDEO/ Rozana Radi për Aurela Gaçen: Ishte nder të ndaja skenën me një grua të fortë dhe artiste shumëdimensionale!