E ftuar në emisionin “Sol” në Klan Kosova, aktorja Monika Lubonja ka folur për herë të parë publikisht për thashethemet lidhur me tradhtinë e saj ndaj bashkëshortit.
Lubonja nënvizoi se ajo është divorcuar në moshë të re, por nuk ka pasur tradhti.
Duke shtuar se janë dashur tejmase me ish-burrin me të cilin kanë edhe një fëmijë.
Këto aludime, Lubonja i quajti “të shpifura”.
“Jam divorcuar në një moshë shumë të re, dhe gjej rastin se në Big shumë njerëz përhapen një thashetheme shumë të shpifur. Kam dal dhe kam dëgjuar që Monika Lubonja tradhtoi burrin. Jo, ne u divorcuam me një mirëkuptim me njëri – tjetrin, e kemi dashur me njëri – tjetrin, e kemi sjellë një fëmijë, por nuk ka qenë kurrë tradhti. Në karakterin tim nuk është tradhtia”, tha Lubonja në “SOL”.
- Megi Topalli bëhet nënë për herë të tretë
- VIDEO/ Mateo përlotet teksa qëndron i vetëm në oborr
- VIDEO/ “Si njeri pa njeri”, Selin përlotet në Dhomën e Rrëfimit pas largimit të Gimbos
- “Mateo e do nusen si dhi të egër”, Rogerti për Brikenën: S’ka pikë pëlqimi, do martohet me zor…
- VIDEO/ Brikena dhe Mateo përshëndesin Gimbon nga kamera: Do takohemi jashtë…
