Ish-banorja e BBV4, Danja Koka do të prezantojë dy netët finale të spektaklit “Yjet e Diasporës”.
“Projekti është i Fondacionit Dritan Hoxha dhe unë jam e nderuar të jem pjesë. Jam e nderuar për ftesën që më bënë. është një projekt i cili ka shërbyer si një mozaik për të përmbledhur edhe për të sjellë në Shqipëri talente të fushave të ndryshme të botë së artit, nga e gjithë bota, kudo ku jeton diaspora shqiptare. është një projekt që ka zbuluar talente në botën e artit, në këngë, në balet, në instrumente dhe janë performues të mrekullueshëm. është një mozaik që do të vijë në Shqipëri për gjysmëfinalen dhe finalen. Janë gjithsej 22 gjysmëfinalistë, të cilët vijnë në Tiranë dhe gara është një garë në kuptimin e plotë të fjalës. Unë jam moderatore. Juria do të japë vlerësimet maksimale për performancat më të mira. Por nga ana tjetër edhe publiku ka mundësinë të votojë për atë që mbështet apo pëlqen më shumë në ëebiste e Top Channel”, tha Danja.
- Megi Topalli bëhet nënë për herë të tretë
- VIDEO/ Mateo përlotet teksa qëndron i vetëm në oborr
- VIDEO/ “Si njeri pa njeri”, Selin përlotet në Dhomën e Rrëfimit pas largimit të Gimbos
- “Mateo e do nusen si dhi të egër”, Rogerti për Brikenën: S’ka pikë pëlqimi, do martohet me zor…
- VIDEO/ Brikena dhe Mateo përshëndesin Gimbon nga kamera: Do takohemi jashtë…
- VIDEO/ Ja si e priti Mateo Brikenën pasi i shpëtoi nominimit
