Gjesti, fituesi i Big Brother VIP 4, pas suksesit të madh që pati, jo vetëm për faktin se rrëmbeu çmimin e madh prej 100 mijë eurosh, por edhe për faktin se rrëmbeu zemrat e publikut duket se po përgatitet për një rikthim në muzikë.
Së fundmi, ai ka publikuar një foto në rrjetet sociale, teksa ka një pyetje për fansat.
“A ju ka marrë malli për muzikë?”, pyet Gjesti.
Ky postim ka ndezur menjëherë reagimet e ndjekësve, të cilët mezi presin projektet e reja të artistit.
Megjithëse nuk ka dhënë detaje të tjera,kujtojmë se Gjesti para disa ditësh mbajti një koncert të suksesshëm në një nga clubet e natës në Tiranë.

- E veshur me të bardha, Nevina Shtylla konfirmon shtatzëninë me një video
- “Pse s’i jep një shans Big Brother-it?”, Rezarta Shkurta: Do doja ta provoja atë çmenduri…
- VIDEO/ “Kur e kupton që një djalë të do vërtet?”, përgjigja e Mimoza Ahmetit mbase nuk do t’ju pëlqejë
- “Rezultati flet vetë”, kënga e Mateos, në vendin e parë në Top Awards
- “Do këndoje në dasmën e Selin?”, Miri: Zbrit se të vrava, hip se të vrava…
- “Të dua”, Ledri i bën deklaratën e papritur Xhensilës në koncert
