Natën e finales së Big Brother VIP 4, kur Gjesti fitoi çmimin e madh nga publiku i hodhën një flamur të Kosovës, të cilin reperi e puthi dhe e hodhi krahëve.
Pas këtij veprimi kanë filluar polemika në rrjetet sociale. Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar opinionistja e Big Brother VIP 4, Neda Balluku me një postim në Instastory.
“Mos u merrni me gërr-vërre të kota. Ky flamur simbolizon fundin e robërisë dhe fillimin e lirisë së merituar të Kosovës. E dua dhe e respektoj për atë që simbolizon. Kosova dhe Shqipëria janë një. Shqiptari i Tiranës, Mitrovicës, Sarandës, Pejës, Elbasanit apo Gjilanit, ka qenë, është dhe do të jetë njësoj shqiptar. Në jetë të jetëve. Gjithçka tjetër është përpjekje për të krijuar komplekse të kota. Dashuri për flamurin e Shqipërisë, dashuri për flamurin e Kosovës, valëvitja e njërit nuk ul tjetrin. Asgjë dhe askush nuk na përçan dot”, ka shkruar Neda.

- “Malli nuk është hequr kurrë”, motra flet për herë të parë për kohën kur Selin ishte në BBV5
- VIDEO/ Esme, pjesë e BBV6? Ja çfarë thotë ish-konkurrentja e “Përputhen”
- VIDEO/ Luna Mari kërcen nën ritmet e muzikës së Shakirës, Luizi: Edhe Pique na e ka lakmi
- “Nesër do të marrin lajme të mira”, Horoskopi javor sipas Meri Shehut
- Puthje dhe përqafime mes tyre, Miri publikon videon me vajzën e tij: Erdhi Tisi…
- Ndjekësit e pyesin pse nuk shkon në protestë, ja si përgjigjet Mimoza Ahmeti
