Opinionistja e Big Brother VIP 4, Neda Balluku ka reaguar me një postim në Instagram pas përfundimit të reality-showt.
“Ndiej diçka përtej lumturisë për këtë rrugëtim jasht të zakonshmes dhe përtej trishtimit që përfundoi. Megjithatë, edhe pse të kundërta të dyja ndjesitë, çuditërisht më takohen diku në zemër dhe shumë shkurt dua t’i përkthej me fjalë. Njëqind herë ta bëja këtë përvojë, të njëqindta herët do ta bëja njësoj. Dhe me zemër falenderoj Sarën, Lorin, Ledionin dhe Top Channel që më besuan e deshën që mendimet e mia t’i them pa filtra. E vetmja mënyrë që unë di për t’i shprehur ato. Autorëve e stafit të Bigut gjithashtu. Faleminderit Ogrenit, bebave të mi dhe gjyshit, motrës time dhe prindërve të mi. Faleminderit familjes time të madhe, faleminderit shoqeve e shokëve, Desit dhe Malvinës, Henrit, Florit dhe gocave, kolege e kolegë të Topit, ju të gjithëve që qëndruat, kuptuat, kritikuat, që çdo ditë më treguat sa më doni. ♥️Unë ju dua njësoj. Unë ju dua më shumë.”, shkruan Neda.
- Neda Balluku reagon pas përfundimit të BBV: Njëqind herë ta bëja këtë përvojë, të njëqindta herët do ta bëja njësoj!
- “Bëni kujdes, mos bini në rrjetën e dikujt tjetër”, Horoskopi i datës 21 prill
- Dje kremtoi Pashkët! Ndahet nga jeta në moshën 88-vjeçare Papa Françesku
- VIDEO/ Të përqafuar dhe të qeshur, Egli publikon pamjet e para bashkë me Gjestin: Dje, sot, nesër!
- VIDEO/ Takimi i Egli Takos me familjarët e Gjestit
- “Jam i dashuruar”, Gjesti: U kry me Eglin, 100 mijë euro ja ku i ka!