Ish-banori i Big Brother VIP 4, Xum Allushi ishte dje i ftuar në Fan Club, ku foli për Egli Takon, finalisten të cilës ai i shprehu ndjenjat për sa kohë ishte pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
“Mes meje dhe Eglit nuk ka pasur asnjëherë asnjë lloj raporti. Ishte thjesht ajo çfarë i shpreha unë aty brenda sepse keqinterpretohet. Atë që përjetova ishte shumë e bukur aty brenda. A do ta përjetoja sërish? Nuk e di. Kam marrë etiketime të ndryshme që unë nuk i përkas absolutisht në asnjë lloj mënyre. E di se i biri kujt jam dhe se çfarë familje kam. Unë për vajzën në fjalë kam treguar vetëm respekt, kam shprehur ndjenjat e mia më të pastra dhe më të qarta por dua të them vetëm diçka që ekziston Karma”, ka thënë Xumi.
- E veshur me të bardha, Nevina Shtylla konfirmon shtatzëninë me një video
- “Pse s’i jep një shans Big Brother-it?”, Rezarta Shkurta: Do doja ta provoja atë çmenduri…
- VIDEO/ “Kur e kupton që një djalë të do vërtet?”, përgjigja e Mimoza Ahmetit mbase nuk do t’ju pëlqejë
- “Rezultati flet vetë”, kënga e Mateos, në vendin e parë në Top Awards
- “Do këndoje në dasmën e Selin?”, Miri: Zbrit se të vrava, hip se të vrava…
- “Të dua”, Ledri i bën deklaratën e papritur Xhensilës në koncert
