Dy ish-banorët e Big Brother VIP 4, Aldo Marku dhe Shkëlzeni kanë qenë sot të ftuar në emisionin e mëngjesit në Top Channel ku komentuan edhe incidentin që ndodhi të shtunën gjatë prajmit, ku Jozi qëlloi me shuplakë Gjestin.
Shkëlzeni foli më tepër rreth kësaj ngjarje dhe u shpreh se Rozana dhe Laerti ishin ata që e nxitën këtë situatë.
“E ka nxitur, nxitje është ajo sepse insistoi dy tre herë. Edhe Laerti dhe besoj që edhe kjo e ka nxitur edhe më shumë edhe e ka lënduar egon e tij. Më shqetësoi shumë fakti që nuk reaguan fare Rozana dhe Laerti. Gerta reagoi. Egli nuk po e shihte, kur është kthyer e ka parë në tokë, kurse Rozana ka qenë te krahu i tij. Nuk ishte moment për shtangie dhe mosreagim. Instiktivisht sidomos kur e ke xhan dikë minimalisht ta kapësh siç bëri Gerta dhe ta ndalosh për ndonjë goditje tjetër se s’po them që të parandalojë. Më shqetësues ishte edhe qëndrimi i Laertit me duar në xhepa sikur s’kishte ndodhur asgjë. Dukej sikur e kanë dashur këtë gjë. U kënaqën. Nuk di si ta shpjegoj ndryshe”, tha Shkëlzeni.
Ja si u shpreh Shkëlzeni:
- “Malli nuk është hequr kurrë”, motra flet për herë të parë për kohën kur Selin ishte në BBV5
- VIDEO/ Esme, pjesë e BBV6? Ja çfarë thotë ish-konkurrentja e “Përputhen”
- VIDEO/ Luna Mari kërcen nën ritmet e muzikës së Shakirës, Luizi: Edhe Pique na e ka lakmi
- “Nesër do të marrin lajme të mira”, Horoskopi javor sipas Meri Shehut
- Puthje dhe përqafime mes tyre, Miri publikon videon me vajzën e tij: Erdhi Tisi…
- Ndjekësit e pyesin pse nuk shkon në protestë, ja si përgjigjet Mimoza Ahmeti
