Këngëtarit Luiz Ejlli i ndryshoi jeta tërësisht në momentin që iu bashkua shtëpisë më të famshme në Shqipëri, asaj së Big Brother VIP 2.
Ai dhuroi shumë emocione për të gjithë publikun shqiptar, ndërsa gjithçka në atë kohë rrotullohej rreth tij. Të mëdhenj e të vegjël flisnin për Luiz Ejllin, ose siç e quanin ata ‘Luani’.
Luizi në Big Brother VIP 2 u njoh me dashurinë e tij të jetës, Kiara Titon, me të cilën e kurorëzuan dashurinë e tyre në natën finale të spektaklit, ku fitoi edhe çmimin e madh.
Pas daljes së tij nga Big Brother Luizi vazhdoi me koncertet jo vetëm brenda vendit, por edhe jashtë tij. Më pas në jetën e tyre erdhi mrekullia Luna Maria.
Së fundmi, Luiz Ejlli ka publikuar një foto krahas së cilës shkruan: “Ende më kujtohen ditët kur lutesha që të kisha çdo gjë që sot e kam”.
- E veshur me të bardha, Nevina Shtylla konfirmon shtatzëninë me një video
- “Pse s’i jep një shans Big Brother-it?”, Rezarta Shkurta: Do doja ta provoja atë çmenduri…
- VIDEO/ “Kur e kupton që një djalë të do vërtet?”, përgjigja e Mimoza Ahmetit mbase nuk do t’ju pëlqejë
- “Rezultati flet vetë”, kënga e Mateos, në vendin e parë në Top Awards
- “Do këndoje në dasmën e Selin?”, Miri: Zbrit se të vrava, hip se të vrava…
- “Të dua”, Ledri i bën deklaratën e papritur Xhensilës në koncert
