Die. Nën 24th, 2024

Kobra afrikane arratiset nga kafazi i pronarit. Çfarë ndodh nëse të pështyn?

Një gjarpër i llojit kobër është larguar nga shtëpia, ku pronari i saj 21-vjeçari Christopher Gifford mban dhjetra zvarranikë, mes tyre edhe helmues.

Një qytetar i shqetësuar telefonoi 911, pasi vuri re gjarprin.

“Duket sikur është në të vërtetë një piton. Kjo tingëllon si çmenduri, por duket sikur është një piton nga Australia.”, u shpreh ai.

Por mesa duket zvarraniku nuk ishte piton dhe as nga Australia, por një kobër Afrike.

Autoritetet përkatëse filluan menjëherë nga puna për kërkimin e zvarranikut i cili, sipas Institutit Afrikan të Kafshimit të Gjarprit, vetëm nëse pështynte mund të shkaktonte enjtje dhe flluska apo dëmtim të indeve.

Po imagjino sikur të kafshonte?! Më në fund gjarpri u gjet pas tre ditësh kërkime. /Përshtatur nga The Washington Post për Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *