Një klip u transmetua dje në mbrëmje sa i përket debatit mes Eglit dhe Gjestit për nishanin e saj.
Egli u mundua ta mbrojë Gjestin pavarësisht mënyrës se si ndihej, por ky i fundit i priti shumë keq komentet e opinionistëve duke u larguar nga living dhe duke thënë “nuk dua ta komentoj këtë temë të fëlliqur”.
“Nuk e di se si është interpretuar jashtë dhe kam kërkuar me insistim që të mos komentohet kjo gjë pasi ndihem në siklet. Vetë tema, vetë gjëja duke qenë se është intime si gjë, është e sikletshme. Sidoqoftë, edhe mund ta trajtoj për mua por edhe shumë vajza të tjera që mund të ndodhen në këtë situatë. Thjesht dua të bëj një parantezë se nëse Gjesti është shprehur në atë lloj forme në dhomën e rrëfimit, ka folur hapur me idenë se kjo gjë nuk do të trajtohet në Prime. Dhe së dyti sepse e ka natyrën që të flas pa pikë censure, pra se ka etikën që ti thotë gjërat me lezet. Nuk është hera e parë. Këtë kritikë i kam bërë jashtë, që duhet të jetë më i kujdesshëm. Kur fola me Danjën ka qenë sepse kam dashur të shprehem me dikë, jo sepse kam inferioritet. Nuk më kishte ndodhur ndonjëherë të vihej kaq në dukje. Unë e dua shumë atë shenjë në trupin tim, sepse është diçka që e kam njëlloj me tim at, në të njëjtin vend dhe në të njëjtën formë.”, tha Egli.
- Luiz Ejlli mbështet “Shkodra Elektronike”: Kur muzika është e sinqertë nuk ka nevojë për përkthim!
- VIDEO/ Alba para se të largohet nga Ferma VIP i bën këtë kërkesë Limit
- VIDEO/ Vesa Luma e surprizon në Ferma VIP, Big Basta i ulet në gjunjë
- “Ndihem krenare për gjithçka që kam arritur”, Loredana shkruan fjalë zemre: Ky është vetëm fillimi i një rruge të re!
- VIDEO/ “Nuk do ta publikoja Kridin”, Klea Huta shfaqet e penduar
- “Nuk jeni në gjendjen më të mirë fizike”, Horoskopi i datës 13 Maj