Si sot para 57 vitesh ka lindur kryeministri Edi Rama, por edhe si sot para 245 vitesh SHBA-të nënshkruan Deklaratën e Pavarësisë.
Rama lindi në 4 korrik në Tiranë. Karrierën politike e nisi në vitin 1998, kur u emërua si Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, post që e mbajti për 2 vite.
Ndërkohë, në vitin 2013 Edi Rama u zgjodh kryeministër i Shqipërisë, post që e mban dhe sot e kësaj dite, kur sapo ka hyrë në mandatin e tij të tretë si kreu i qeverisë.
E meqë sot është dhe dita e pavarësisë së SHBA-ve, Rama e ka uruar: “Gëzuar 4 korrikun Amerikë”. /Labirinth