Moderatori i Big Brother VIP 4, Ledion Liço ka hyrë sonte brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Ai kishte një lajm jo të mirë për njërin prej banorëve. Bëhej fjalë për G Banin, babai i të cilit ndodhej në gjendje të stabilizuar, por aspak mirë me shëndet.
“Familja jote na ka njoftuar që babai yt është gjendur keq edhe ka shkuar në spital. Mami me vëllain më pas na thanë që ka kaluar një ishemi celebrale. Gjendja është e stabilizuar, por mami dhe vëllai kanë kërkuar duke e ditur se sa dëshirë ke ti ta vazhdosh këtë përvojë…Ti e di familja është shumë e rëndësishme dhe ata në këto momente të vështira duan të të kenë afër. Babi është stabil për momentin. Produksioni të ka prerë biletën e avionit për t’u nisur që tani në Londër”, i tha Ledioni G Banit.
Ky i fundit u çua takoi disa prej banorëve dhe u largua menjëherë sëbashku me Ledionin, duke e lënë lojën për herë të dytë.
- E veshur me të bardha, Nevina Shtylla konfirmon shtatzëninë me një video
- “Pse s’i jep një shans Big Brother-it?”, Rezarta Shkurta: Do doja ta provoja atë çmenduri…
- VIDEO/ “Kur e kupton që një djalë të do vërtet?”, përgjigja e Mimoza Ahmetit mbase nuk do t’ju pëlqejë
- “Rezultati flet vetë”, kënga e Mateos, në vendin e parë në Top Awards
- “Do këndoje në dasmën e Selin?”, Miri: Zbrit se të vrava, hip se të vrava…
- “Të dua”, Ledri i bën deklaratën e papritur Xhensilës në koncert
