Moderatori i Big Brother VIP 4, Ledion Liço ka treguar sot në Prime një koment të partnerit të Danjës.
“Po më soset durimi o Led, si kam borxh gjë”, shkruante ai duke iu referuar G Banit.

“Dua t’i them Redit që po të soset durimi, do përdorësh dhunën? Çfarë do bësh? Ato fjalët e pista më janë drejtuar mua. Aty janë fshehur disa fjalë… mund t’i mbash për vete. Këtu je respektuar. Cili është mesazhi? Çfarë do bësh? Do përdorësh dhunën?”, u përgjigj G Bani.
Më pas, G Bani kërkoi ndjesë ndaj partnerit të Danjës, duke pranuar se ishte sjellë mjaft keq ndaj saj. Pas debateve në Prime, G Bani kërkoi që të largohej nga shtëpia e BBV4, por nuk e bëri këtë.
- E veshur me të bardha, Nevina Shtylla konfirmon shtatzëninë me një video
- “Pse s’i jep një shans Big Brother-it?”, Rezarta Shkurta: Do doja ta provoja atë çmenduri…
- VIDEO/ “Kur e kupton që një djalë të do vërtet?”, përgjigja e Mimoza Ahmetit mbase nuk do t’ju pëlqejë
- “Rezultati flet vetë”, kënga e Mateos, në vendin e parë në Top Awards
- “Do këndoje në dasmën e Selin?”, Miri: Zbrit se të vrava, hip se të vrava…
- “Të dua”, Ledri i bën deklaratën e papritur Xhensilës në koncert
