Një zarf i zi ka mbërritur në shtëpinë e Big Brother VIP 4, pas sjelljeve të fundit të banorëve të shtëpisë.
Zarfi i zi u lexua prej Rizarta Hoxhës, ndërkohë që banorët ishin mbledhur të gjithë në living.
“Banorë Vëllai i Madh ju ka mundësuar të gjitha kushtet për një bashkëjetesë sa më të mirë pavarësisht izolimit, megjithatë veprimet tuaja të përsëritura për të fshehur sende personale, përfshirë veshje dhe cigare janë të papranueshme. Vëllai i Madh nuk iu toleron më dhe ju kërkon që të dorëzoni menjëherë të gjitha sendet e fshehura, përfshirë cigaret. Sonte do të merren masa të rrepta. Të gjithë bëni gati valixhet”, lexoi Rizarta, atë që thuhej në Zarfin e Zi.
Kujtojmë se G Bani i fshehu sot rrobat e Eglit dhe Gjestit, po ashtu disa prej rrobave të këtij të fundit i hodhi në dush.
- E veshur me të bardha, Nevina Shtylla konfirmon shtatzëninë me një video
- “Pse s’i jep një shans Big Brother-it?”, Rezarta Shkurta: Do doja ta provoja atë çmenduri…
- VIDEO/ “Kur e kupton që një djalë të do vërtet?”, përgjigja e Mimoza Ahmetit mbase nuk do t’ju pëlqejë
- “Rezultati flet vetë”, kënga e Mateos, në vendin e parë në Top Awards
- “Do këndoje në dasmën e Selin?”, Miri: Zbrit se të vrava, hip se të vrava…
- “Të dua”, Ledri i bën deklaratën e papritur Xhensilës në koncert
