Ashtu sikurse ishte parashikuar, prishja e lojës së litarëve nga Egli çoi rrjedhimisht skuadrën e saj në nominim.
“Sikurse u njoftuat në takimin tonë të të shtunës ju e dinit se nga loja e litarëve skuadra fituese do të kishte një shpërblim, ndërsa humbësja një dënim. Si fillim do them shpërblimin e skuadrës fituese që ishin Laerti, Rikit, Mikelës, Shkëlzenit, Loredanës dhe Kellyt. Vëllai i Madh ju jep si shpërblim të drejtën për të shpërndarë krevatët në dhomën e gjumit sikurse të duan ata. Pra mund të lënë edhe 3-4 veta të flenë në një krevat, ose edhe një person të flerë në krevat dopio më rehat. Si të duan ata. Pra jeni ju që vendosni për pjesën tjetër të shtëpisë, duke përfshirë edhe 3 hyrjet e reja. Ndërkohë për grupin humbës të cilët ishin; Rozana, Gerta, Tiri, Aldo, Egli dhe Rizarta, sikurse mund të keni hamendësuar, shkon i gjithi në televotim. Në këto momente unë do të hap zyrtarisht televotimin. Pyetja është; Kë doni të shpëtoni dhe një nga ju do të lërë shtëpinë ditën e shtunë”, tha Ledion Liço.
- Megi Topalli bëhet nënë për herë të tretë
- VIDEO/ Mateo përlotet teksa qëndron i vetëm në oborr
- VIDEO/ “Si njeri pa njeri”, Selin përlotet në Dhomën e Rrëfimit pas largimit të Gimbos
- “Mateo e do nusen si dhi të egër”, Rogerti për Brikenën: S’ka pikë pëlqimi, do martohet me zor…
- VIDEO/ Brikena dhe Mateo përshëndesin Gimbon nga kamera: Do takohemi jashtë…
- VIDEO/ Ja si e priti Mateo Brikenën pasi i shpëtoi nominimit
