Ditën e djeshme, Tiri shprehu një pëlqim rreth një prej vajzave të “BBVA”, por nuk zgjodhi të thoshte emra.
Aldo e pyeti Tirin rreth një deklarate të mëparshme të tij, ku ai kishte thënë se i pëlqente një vajzë në shtëpi.
“Jo që më pëlqen një vajzë. Mund të kem pëlqim”, tha Tiri.
Pas kësaj deklarate, erdhi edhe reagimi i Krisës, e cila u shpreh se nëse do futej sërish brenda do e sqaronin këtë situatë që është krijuar.
“Më keni dërguar shumë këtë video, nuk e kam ende një përgjigje për këtë realisht, mbase prisni që unë të jem e indinjuar, e mërzitur, e acaruar, por edhe unë nuk di se çfarë të them. Shpresoj shumë që kjo të jetë një lojë, të mos jetë e vërtetë. Nuk mund ta hedh dot njeriun e zemrës poshtë për një fjalë, pra për atë që ka thënë sepse jemi në Big Brother është lojë provokimesh, lojë nervash. Ama di të them se nëse unë futem sërish në shtëpi, do sqarohen shumë situata, që janë të pazgjidhura, të lëna pezull, por edhe me Tirin”, tha Krisa.
- E veshur me të bardha, Nevina Shtylla konfirmon shtatzëninë me një video
- “Pse s’i jep një shans Big Brother-it?”, Rezarta Shkurta: Do doja ta provoja atë çmenduri…
- VIDEO/ “Kur e kupton që një djalë të do vërtet?”, përgjigja e Mimoza Ahmetit mbase nuk do t’ju pëlqejë
- “Rezultati flet vetë”, kënga e Mateos, në vendin e parë në Top Awards
- “Do këndoje në dasmën e Selin?”, Miri: Zbrit se të vrava, hip se të vrava…
- “Të dua”, Ledri i bën deklaratën e papritur Xhensilës në koncert
