Gjendja e Papa Françeskut vazhdon të jetë kritike pasi pësoi një “krizë të zgjatur të frymëmarrjes të ngjashme me astmën” të shtunën, tha Vatikani.
“Gjendja e Atit të Shenjtë mbetet kritike”, thuhet në një deklaratë.
Papa po trajtohet për pneumoni në të dy mushkëritë në spitalin Gemelli në Romë.
Ndërkohë Papa ka lënë gati edhe detajet e varrimit, në rast se ndodh më e keqja.
“Kam rregulluar që të më vëzhgojnë dhe të varrosin me dinjitet, si çdo i krishterë tjetër, dhe jo me një trup të ekspozuar mbi jastëk për ditë të tëra. Për mendimin tim, rituali aktual ishte shumë i ngarkuar. Le të jetë vetëm një vigjilje dhe me Papën tashmë brenda në arkivol, siç ndodh në të gjitha familjet. Unë fola me kryeceremonialin dhe e eliminuam këtë dhe shumë gjëra të tjera. Unë po rishikoj ritualin në mënyrë që Papët të varrosen si çdo bir i Kishës.”, ka thënë Papa.
- “Malli nuk është hequr kurrë”, motra flet për herë të parë për kohën kur Selin ishte në BBV5
- VIDEO/ Esme, pjesë e BBV6? Ja çfarë thotë ish-konkurrentja e “Përputhen”
- VIDEO/ Luna Mari kërcen nën ritmet e muzikës së Shakirës, Luizi: Edhe Pique na e ka lakmi
- “Nesër do të marrin lajme të mira”, Horoskopi javor sipas Meri Shehut
- Puthje dhe përqafime mes tyre, Miri publikon videon me vajzën e tij: Erdhi Tisi…
- Ndjekësit e pyesin pse nuk shkon në protestë, ja si përgjigjet Mimoza Ahmeti
