Aktorja Olta Gixhari ka surprizuar mbrëmjen e djeshme motrën e saj Gerta Gixhari brenda shtëpisë së Big Brother VIP.
Moderatori i programit e pyeti Oltën sa i përket spekulimeve se ajo nuk e mbështet motrën e saj Gerta Gixhari.
“Unë kam bërë disa reagime elegante. Kam dashur që në këtë eksperiencë të jem pas Gertës. Gerta do të bëjë Big Brother-in e saj me gjithë të drejtat dhe e meriton. Është në vendin e duhur për mendimin tim. Nuk kam pse unë të përpiqem, të dal para saj, ose të marr vëmendje ose të bëhem protagoniste me diçka që nuk më përket, nuk më takon. Gerta është motra ime është zemra ime. Unë do ta mbështes dhe e mbështes gjithmonë deri në fund të jetës tonë. Por unë në këtë rrugëtim të sajin, që ajo po e përballon me shumë dinjitet do të jem gjithnjë pas saj.”, tha Olta përpara se ta takonte Gertën.
Më pas të dyja motrat u takuan të përlotura, ndërsa Olta i dha mbështetjen e saj të pakushtëzuar motrës.
- E veshur me të bardha, Nevina Shtylla konfirmon shtatzëninë me një video
- “Pse s’i jep një shans Big Brother-it?”, Rezarta Shkurta: Do doja ta provoja atë çmenduri…
- VIDEO/ “Kur e kupton që një djalë të do vërtet?”, përgjigja e Mimoza Ahmetit mbase nuk do t’ju pëlqejë
- “Rezultati flet vetë”, kënga e Mateos, në vendin e parë në Top Awards
- “Do këndoje në dasmën e Selin?”, Miri: Zbrit se të vrava, hip se të vrava…
- “Të dua”, Ledri i bën deklaratën e papritur Xhensilës në koncert
