Mër. Nën 20th, 2024

Veprimi prekës i djalit, kërcen çdo natë te dritarja për të parë nënën me Covid-19

Në një kohë kur e gjithë bota po përballet me krizën më sfiduese të këtij shekulli, nuk ka se si të mos prekesh nga ato që dëgjon dhe përjeton.

E tillë është historia e një djali në Itali i cili çdo natë ngjitet në dritaren e spitalit ku është shtruar nëna e tij e infektuar me koronavirus.

Këtë histori sa trishtuese aq edhe emocionuese e ka treguar mjekja Anika Dokle nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale

“Ky djalë kërcen çdo natë, pas pune, te dritarja e dhomës ku mbahet nëna e tij e prekur nga Covid-19.”, shkruan ajo, si për të sensibilizuar e dhënë një mesazh qytetarëve për t’u ndërgjegjësuar në mënyrë që, nesër të mos jenë ata në vendin e djalit.

Kujtojmë që qeveria shqiptare e bëri të detyrueshme maskën në ambientet e mbyllura, por gjithashtu mjekët këshillojnë që t’u qëndrojmë larg grumbullimeve.

Ndërsa disa nga masat që duhet të respektojmë sipas Ministrisë së Shëndetësisë po ua sjellim në kujtesë si më poshtë:

-Mbani duart të pastra dhe mos e prekni fytyrën

-Ruani distancën në ambientet publike.

-Kudo kur kjo nuk është e mundur, vendosni maskë apo barrierë mbrojtëse.

-Shmangni grumbullimet me shume njerëz pasi është rrezik për përhapjen e infektimit nga Covid19.

-Kontaktoni nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40 me mjekun e familjes.

-Nëse nuk është e domosdoshme evitoni kontaktin me institucionet shëndetësore.

-Kur dyshoni se jeni të prekur duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *