Pre. Sht 20th, 2024

Meri Shehu: Kjo është shenja më me fat për korrikun

Burimi: Klan

Astrologia Meri Shehu tha sot tek “Rudina” se shenja më me fat për korrikun është Luani.

Luani

Dielli hyn në shenjën e tyre pas datës 21, por Afërdita dhe Marsi ndodhen në shenjën e tyre.

Marsi i jep energji të plotë për të vepruar dhe Afërdita e dashurisë e gatshme për t’u lidhur me Marsin.

Pra energjia mashkull-femër do të mblidhet në shenjën e Luanit për të bërë çudira dhe mrekullira të atyre që nuk kanë qenë mirë ose duan të vendosin diçka në jetën e tyre.

Do të gjendet diku gjysma e tyre e dytë më e mirë dhe do ta falin nëse kanë pasur probleme, ose do të ndahen pasi pasioni, dashuria dhe xhelozia do të bëjnë gjëra të mëdha.

Por, nuk janë ndarje të këqija këto që ndodhin në këtë periudhë. Në datën 23, Hëna e plotë ndodhet përballë shenjës së tyre në Ujor dhe do të errësohet pak ndriçimi i Luanit nga Ujori, megjithatë këshillohet që nëse kanë bashkëpunime me ta në Korrik, të shkojnë mirë. Një Ujor aleat do të ishte më i mirë për Luanin se sa një kundërshtar. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *